Zoran Zaev paraqitet në Prokurori
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev duhet të paraqitet sot në Prokurorinë Publike për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion, nën dyshimin se ka kërkuar 200 mijë euro nga një biznesmen nga Strumica.

Për të njëjtën vepër Zaev të premten u paraqit në Prokurori dhe më pas deklaroi se bëhet fjalë për rast të montuar dhe të porositur nga pushteti. Megjithatë u shpreh se është paraqitur në Prokurori për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Kohë më parë gjatë një tribune të mbajtur në Sallën Universale në Shkup ai nuk hezitoi të përmendë publikisht emrin e biznesmenit në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori