Zonja e parë e Maqedonisë takim me bashkëshorten e Erdoganit
Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Maja Ivanova, u takua sot me bashkëshorten e presidentit të Turqisë Emine Erdogan.

Ivanova gjendet në Stamboll të Turqisë në kuadër të Samitit Botëror Humanitar.

Ndërkohë Presidenti Gjorgji Ivanov në fjalimin e tij në këtë samit deklaroi se është i domosdoshëm angazhimi i vazhdueshëm në proceset paqësore, që do të mundësojë zgjidhje të përhershme të konflikteve.

Në Samitin Botëror Humanitar sot dhe ditën e nesërme do të marrin pjesë shumë kryetarë të shteteve dhe të qeverive, ku krahas ministrave dhe përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile ndërkombëtare dhe organizatat akademike, përfaqësues të mediave, sektorit privat dhe të komuniteteve të prekura nga krizat, raporton Anadolu Agency (AA)..

Nga rajoni marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, si dhe i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
Shtuar më 23/05/2016, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori