Zona ekonomike Tetovë, përplasje Saraçini-Zeqiri
Vazhdojnë përplasjet rreth vënies në funksion të zonës së lirë ekonomike në Tetovë. Debati u zhvillua sot në kuadër të seancës parlamentare në të cilën u shtruan pyetjet e deputetëve. Deputeti i RDK-së Izet Zeqiri pyeti se deri ku kanë arritur punimet për investim në këtë zonë. Por ministri i Ekonomisë Valon Saraçini paralajmëroi se nesër do të vendoset për kompaninë fituese të tenderit për këtë zonë, e cila do të jetë sipas modelit të partneritet publiko-privat, njofton Alsat-M.

"Ju në këtë program, te zonat teknologjike industriale, keni thënë se do të hapni mbi 7 mijë vende pune të reja në qytetin e Tetovës dhe do të ndërtohen prej 25-30 komplekse industriale pikërisht në zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Ku është kjo zonë e lirë ekonomike, ku janë investimet atje? Nuk ka asgjë, asnjë investim përkundër zonave të tjera të lira ekonomike", u shpreh deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri

"Nesër është data 28 shtator, është afati kur dy kompanitë norvegjeze dhe turke do të japin oferta për të menaxhuar me zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Pra nesër jo më larg, pritni deri nesër dhe shihni se cili do të jetë epilogu nga ky proces i gjatë. Për 4 muaj në bashkëpunim me institucionet e ndryshme ne kemi punuar në përpilimin e dokumentacionit për tenderim.Nuk është puna të dilni me demagogji, të dilni me ato letra, zarfe dhe grafikone dhe të manipuloni opinionin me gjithë ato informata të rrejshme që keni. Kapemi unë e ti për dore nëse doni dhe shkojmë shëtitim nëpër vende të shohim se a janë të vërteta ato informata", u kundërpërgjigj ministri i ekonomisë, Valon Saraçini. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori