E FUNDIT/ Shtohet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend
Zjarri vijon të shkatërrojë pyjet rreth Shkupit
Zjarri i cili dje kishte shpërthyer mbi fshatin Straçincë të Malit të Zi të Shkupit, ende është aktiv.

Siç njoftoi dje Portalb, zjarri ka nisur rreth orës 12 të pasdites së djeshme, ndërkaq tymi me shpejtësi ka lëvizur edhe në drejtim të fshatit Mojancë të Kumanovës.

Për shkak të terrenit të vështirë, përskaj veturave dhe zjarrfikësve, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionë.

Sipas informacioneve, zjarri ka kapluar hapësirë prej 3 deri 4 kilometra.
Shtuar më 06/09/2019, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori