Zjarri vazhdon të rrezikojë manastirin “Treskavec” në Prilep
Pëlqej
Zjarri i cili para dy ditëve shpërtheu në afërsi të manastirit “Treskavec” në Prilep akoma është aktiv dhe ekziston rrezik ta përfshijë objektin e manastirit.

“Në luftë” me zjarrin janë kyçur zjarrfikësit e Prilepit dhe numër i madh i vullnetarëve të cilët janë të punësuar në ndërmarrjet publike, njoftojnë nga Komuna e Prilepit. Sipas Njësisë së Zjarrfikësve, zjarri është i paparashikueshëm për shkak të terrenit të pakalueshëm dhe erës, përcjell Telegraf.

Vullnetarët thonë se janë munduar me gjitha forcat ta mbrojnë manastirit, por lokalizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit dhe erës.

Ata presin që në ndihmë tu dalin edhe 50 vullnetarë nga Ohri dhe planifikojnë që në “Treskavec” të qëndrojnë në 24 orët e ardhshme.

Në territorin e Komunës së Prilepit ka aktive edhe dy zjarre tjera, një në fshatin Krushevica dhe një në fshatin Nikodim.
Shtuar më 11/08/2017, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori