“Karikoje kallashnikovin për herë tjetër”, Rama kapet me gazetaret: Nuk ke arritur nivelin të më ndërmjetësosh me Braçen

Batuta dhe ironitë janë një nga “armët” më të forta të kryeministrit Edi Rama, dhe sa herë që i jepet mundësia, i shfrytëzon.

Një gazetare, në konferencën e sotme për shtyp, pasi i konfirmoi se kishte ngrënë një lugë mjaftë (siç i këshilloi kryeministri javën e kaluar) e pyeti për Erion Braçen, pasi ky i fundit u shpreh i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit pasi Kuvendi nuk merr parasysh amendamentet e tij.

Rama iu përgjigj gazetares duke i thënë se nuk e ka ende nivelin të shërbejë si urë komunikimi mes tij dhe Braçes.

“Mendon se e ke arritur nivelin që të të shërbesh si urë komunikimi mes meje dhe Braçes. Ai vërtet nuk është i pranishëm këtu, por është gjithmonë i pranishëm te unë. Nuk ka nevojë të ndërhyjë dikush mes meje dhe Bracës.

Ndërkohë që gazetarja tjetër, iu drejtua për një pyetje të tretë, Rama i tha: “Po abuzon me konferencën, se ka dhe kolege të tjera që duan të flasin. Bëre disa pyetje bam bam. Tani karikoje për herë tjetër kallashnikovin.”/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 18:46