Nuk ndodhte që prej 1981, Man United zhgënjen me ecurinë

Një tjetër disfatë është shënuar nga Manchester United, i cili humbi 3-1 në Londër nga Arsenal dhe humbi kryesisht kontaktet me top katërshen e Premierligës.

Njëkohësisht, “djajtë e kuq” kompletuan katër humbje radhazi jashtë fushe në kampionat, diçka që iu desh ta pësonin në 1981.

Suksesi i fundit i United daton në 4 shkurt, 4-2 në Leeds, dhe që atëherë është pasuar me humbje nga Manchester City (4-1), Everton (1-0), Liverpool (4-0) dhe, së fundi, Arsenal. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2022 16:16