Era Istrefi surprizon fansat në ditë izolmi: Të dhimbshme, por të bukura (VIDEO)

Ndonëse për një periudhë të gjatë, Era Istrefi u shkëput nga muzika për shkak të disa çështjeve ligjore siç ka treguar ajo, duket se ka vendosur të rikthehet me anë të një ‘cover-i’ nga Frank Ocean.

“Ditët në karantinë më kanë rezultuar të këndoj këngë kryesisht të dhimbshme, por të bukura. Edhe e dhimbshmja është pjesë e bukurisë. Fansat e mi të parë e dine se Frank Ocean ka qenë inspirimi im që prej fillimit. Shpresoj ta shijoni këtë”, ka shkruar Istrefi krah videos së fundit të ndarë në rrjetet sociale.

Ndjekësit e Erës duhet të jenë shumë të lumtur për rikthimin e saj në muzikë, ndërsa kujtojmë se disa kohë më parë ajo ka treguar se ka punuar shumë projekte të reja muzikore, të cilat mezi pret t’i ndajë me të gjithë.


Shtuar 14.05.2020 10:45