Zjarri në deponinë e Strugës, arrestohen 4 persona të dyshuar
Katër persona kanë përfunduar në pranga me dyshime për implikimin e tyre në zjarrëvënien në deponinë e Strugës.

Lajmi bëhet i ditur nga portali lokal “strugalajm”, duke theksuar se katër persona janë të dyshuar si zjarrëvënës, por duke marrë porosi nga një palë tjetër, e cila po hetohet. Burime nga organet e rendit kanë theksuar se për shkak të hetimeve nuk mund të jepen hollësi për rastin.

Siç mësohet, porositësit kanë nxitur autorët që të ndezin zjarr në deponi dhe për të përfituar politikisht në këtë rast. Zjarrideponi u përhap me fillimin e sezonit turistik, duke ndotur qytetin dhe zonën përreth liqeni. Kjo situatë ka bërë që shumë turistë të largohen apo edhe të krijohet imazh i keq për Strugën
Shtuar më 26/07/2017, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori