Zjarr në një ndërtesë në Çair, 5 persona në spital
Pesë persona janë dërguar në spital, si pasojë e asfiksimit në një zjarr të madh në Çair të Shkupit. Mediat në Maqedoni bëjnë të ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informatave të para, zjarri ka përfshirë ndërtesën në rrugën Kosturska numër 3. Fillimisht zjarri është shkaktuar në podrumin e kësaj ndërtese.

Në vendin e ngjarjes menjëherë janë gjendur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë në pak minuta. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2013, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori