Zjarr në burgun e Idrizovës, evakuohen të burgosurit
Ditën e djeshme një zjarr i madh ka pushtuar burgun e Idrizovës. Zjarri mësohet të ketë rënë në pjesën e vjetër të ndërtesës ndërkohë qe ishin lajmëruar edhe zjarrfikësit. Ndërkohë një pjesë e të burgosurve janë evakuuar nga ndërtesa për shkak të rrezikut prej zjarrit.

Drejtori i burgut, Bobi Mojsoski, për “Makfaks” ka deklaruar se zjarri ka shpërthyer në pjesën e ku janë ruajtur batanije dhe dyshekë.

“Është vërejtur tym, me çka ka reaguar policia e burgut, së pari janë evakuuar të burgosurit të cilët për momentin kanë qenë brenda, dhe më pastaj është intervenuar për shuarjen e zjarrit. Janë thirrur edhe ekipe të zjarrfikësve, edhe pse ato kanë arritur shpejt, zjarri tashmë ishte shuar”, ka thënë Mojsoski.

Ai shtoi se policia do të vërtetojë shtesë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Shtuar më 11/07/2019, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori