Zilbeari tregon nëse do të kandidojë në Zhelinë
Muhamed Zilbeari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar pozicionin në lidhje me kandidaturën e tij që para disa ditëve u aludua në media.

Postimi i plotë i zotit Zilbeari:

Të nderuar miq

Ne zgjedhjet e fudi në Shqipëri, shpesh më ka tingëlluar në vesh fjala “tepsi” dhe “pjesë e tepsisë”. Për mua këto fjalë filluan dita ditës të më bëhen simpatike dhe më detyruan të mendoj. Erdha në përfundim se çkado që të ndodhë me brendinë e tepsisë, rrethë saj ulen gjallesa të quajtura njerëz.

Njeriu nga natyra është interesçi, kush më shumë e kush më pak, po pa interes nuk ka. Në ulje rrethë tepsisë kuptohet se më tepër merr ai i cili është më tepër i interesuar që të merr.

Në pjesët rurale të vendit ku jetojë unë për veç tepsisë përmendet edhe “grazhdi”, “grazhdi” zakonisht nuk është i rumbullakët si tepsija por ka një formë tjeter dhe rolin e ka krejt tjetër.Kuptohet se në grazhd nuk ulen gjallesat njerëz, por dihet se kush.Në shpejtësi për të grabitur sa më tepër që mundet, këto gjallesa aspak nuk e çojnë kokën të shikojnë dhe të kuptojn se kush ua mbushën grazdin.Çka nënkupton???

Para disa ditëve në portalin “FOL” , doli një shkrim nga miku im Latif Arifi, se gjoja unë qenkam kandidat i opozitës së bashkuar, kandidat për kryetar komune në komunën e Zhelinës(ku ka tim ka edhe zjarr).Në botën e civilizuar dhe me plot demokraci një lajm i tillë është më se normal, kështu duhet të jetë edhe këtu në këtë botë abnormale, sepse tentojmë të jemi normal.Çdo kush ka të drejtën të zgjedh dhe të zgjedhet, kështu e shkruan edhe kushtetuta.Është shumë normale që kandidatët të futen në analizë komplet në drejtime njerëzore , morale dhe profesionale, këto gjëra bëhen pasi që të paraqiten kandidaturat edhe zyrtarisht.

Unë shumë shpejtë opinionit të gjërë i lash të kuptojë (edhe pse ka pas bisedime apo interesime për mua nga partitë opozitar)se për këtë punë unë nuk jam aspak i interesuar dhe se kam prioritetet tjera personale dhe familjare .Individ dhe grupe të “tepsisë” dhe jashtë saj, duke mos i marrë për bazë prononcimet e mia, vazhduan të merren me analiza për përshtatshmërinë time personale , morale , profesionale… të them të drejtën ishin shum interesante që unë deri tash nuk i kisha vërejtur në vetëvete. Për këto analiza dhe vërejtje këtyre grupeve u mbetem borxh, sqarim.

Disa prej personave jashtë dhe rreth tepsisë lëvdronin personalitetin tim se unë qenkam personi që duhet të jemë kandidat dhe udhëheqës i komunës në 4-tër vjeçarin e ardhëshëm, kishte edhe egzagjerime.

Disa persona largë tepsisë dhe rrethë saj nxjernin në pah anët negative, sinqerisht më lanë shum përshtypje dhe i mora si sugjerime për të ardhëmen.Këto vërejtje do mundohem që ti largojë nga vetja, jo për tu kandiduar për mandatin e ardhshëm, por për ditë e rringjalljes dhe daljes para allahut(për ata që besojnë në zot).Pa mos e nënçmuar grupin e parë , këtij grupi që u morë me anët negative , përzemërsisht u falemenderohem deri në vdekje. Për këto njerëz kam një sugjerim, vazhdoni të analizoni anët negative e të gjithëve që pretendojnë të na udhëheqin, se disa herë u zen gjumi dhe u kalon ndonjë i padenjët për të udhëheqë.

Eeee grupit të “Grazhdit”, mos çoni kokën nga grazdhi se po mbeteni pa “të” hiç nuk është me rëndësi se kush u hudhë në grazhd , kryesorja ju të keni të mbushur gojën dhe barkun( po mua nuk më bëni përshtipje, besoj edhe tjerëve)

Falje të sinqerta për fjalorin , nga ju dhe zoti, un nuk jam dhe me siguri nuk do jem kandidat për deri sa lufta ime për mirësi dhe drejtësi gjendet në një rafshë tjetër që nuk përputhet me rafshet e politikës.

Respekt për gjithë ju.
Shtuar më 25/07/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori