Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 463 raste të reja, jetën e kanë humbur 17 persona, ndërsa 336 kanë fituar betejën me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 214.676, ndërsa prej tyre janë shëruar 198.755 dhe 7.528 kanë humbur jetën.

Rastet aktive me virus në vend janë 8.393. /albe.com/


Shtuar 1.12.2021 18:57