Rama me akuza ndaj Berishës: Kemi vërdallë hijen e një të vdekuri, po të ishin bërë reformat 20 vjet më parë do ishin në tjetër situatë

Për kryeministrin Edi Rama, shifrat e INSTAT për emigrimin janë sa gjysma e shifrave që është akuzuar qeveria e tij.

Duke hedhur akuza ndaj Sali Berishës, Rama shtoi se “i vdekuri i pakallur” duhet të shmanget, ndërsa shtoi se probleme me largimet e qytetarëve kanë edhe vende të tjera.

Sipas Ramës nëse këto që po bën qeveria e tij, do të ishin bërë më parë, Shqipëria do të ishte në një situatë ndryshe.

“Është një problem i të gjitha vendeve. Me përjashtim të një numri të vogël vendesh. Shikoni shifrat e Kroacisë. Kjo kërkon kohën e vet. Mund të jetë shumë më e shkurtër. Po të ishin bërë më kohë gjërat që ne po i bëjmë sot do flisnim për të tjera shqetësime. Se shqetësime ka edhe ne Francë dhe Holandë. Por nuk u bënë. Ne jemi një vend që sot kemi akoma vërdallë hijen e një të vdekuri të pakalluri që torolis vendin. Po të ishte bërë Reforma në Drejtësi para 20 vjetësh apo Territorialja. Sot do ishim situatë tjetër. Kohën nuk e kthejmë dot. Receta iluzionesh dhe të vdekur që vijnë vërdallë këto duhet të shmangim ne.“ tha kreu i qeverisë.


Shtuar 1.07.2022 14:11