Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit ka 10 vjet që ka vdekur
Pëlqej
Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ngjan sikundër një kufomë, e cila ka vdekur ka tashmë 10 vjet.

Ai ka fajësuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, duke thënë se është pikërisht ai personi që ka penguar implementimin e plotë të MO-së.

“Po mendoja, a duhet festuar 13 vjetori i nenshkrimit te marveshjes se Ohrit, apo 10 vjetori i groposjes se kesaj marveshjeje!? Dhe kam dilemë, se kujt tia dergoj lulet në shenje perkujtimi te kesaj kufome qe sot i ben 10 vite qe kur ka vdekur. Natyrisht, më meritoret per vrasjen e saj jane Parlamenti dhe qeveria e RM-se dhe padyshim buqeten me te madhe te luleve e meriton lideri i BDI-se z.Ali Ahmet”, shkruan Sela në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 00:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori