Ziadin Sela do ta padisë MenduhThaçin
Ziadin Sela, i cili aktualisht kryeson nismën "PDSH-ja që fiton" ka thënë se do ta padisë kryetarin aktual të PDSH-së, Menduh Thaçin dhe Orhan Ibrahimin, për shkelje të statusit të partisë.

Sipas tij, Thaçi e ka caktuar Kongresin e 6-të të PDSH-së duke anashkaluar statusin partiak.

"Fill pas Kongresit do t’i padisë Menduh Thaçin dhe Orhan Ibrahimin pasi që ata shkelën mbi statutin partiak. Thaçi caktoi Kongresin, por pa mbajtur mbledhje me degët e nëndegët, nuk ka asnjë evidencë, me ç’rast aktivistët e PDSH-së nuk e kanë të qartë se kush i çon delegatët në Kongres. Nëse Thaçi s’tërhiqet, ky do jetë një Kongres jolegjitim", ka thënë Sela./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori