Ziadin Sela dhe Atifete Jahjaga vizitë në SHBA
Kryetari i komunës së Strugës dhe kryetar i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, nis sot një vizitë zyrtare në SHBA. Sela është i ftuar special në Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë, që organizohet për herë të parë nga Oda Ekonomike Izraelite dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane.

Konferenca mbahet në Chicago më 11 dhe 12 nëntor.

Përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, Sela pritet të realizojë edhe disa takime me atdhetarë dhe veprimtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, prej ku siç mëson Vatra, do të kërkojë mbështetje në lidhje me fushatën zgjedhore që po afron, për një fitore eventuale të LR-PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në Prill të vitit të ardhshëm.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori