Ziadin Sela dha mesazhin e fundit struganëve
Press-konferencë e Ziadin Selës:

“Të nderuar qytetarë, këto janë çastet e fundit të ndryshimeve të mëdha për Strugën, për ju, për familjet tuaja, për ardhmërinë e fëmijëve tuaj. Ju faleminderoj, në emrin tim personal dhe në emër të ekipit tim, që ishit me mua gjatë gjithë kohës së fushatës zgjedhore, që ngrohtë më pritët dhe më pranuat në shtëpitë tuaja. Veçanërisht dua t’ju faleminderohem për prezencën dhe përkrahjen tuaj në tubimet madhështore. Struga asnjëherë nuk mban mend gjithë atë popull të tubuar në një vend, të etshëm për ndyshime dhe për një të ardhme më të mirë. Ky vullnet i madh i popullit i nxiti antidemokratët dhe pushtetin anticivilizim të vijnë t’ju kërcënojnë dhe t’ju frikësojnë.

Sipas Shqipmedia, Sela në tubimin përmbyllës ka thënë që qytetarët nuk duhet të bien pre e njerëzve që realisht janë të fikësuar nga vota e tyre.

“Mos bini preh e atyre që realisht janë të frikësuar nga ju dhe vota juaj. Dilni më 24 mars dhe votoni masovikisht, të qetë dhe në mënyrë të civilizuar. Jepni votën tuaj për mua, rrethoni 22. Sepse ne jëmi ndryshe. Në fitoren tonë të përbashkët do të ketë vetëm fitimtarë. Për Strugë të ndershme, transparente dhe me investime. T’a ndërtojmë ëndrrën tonë tani, për ne dhe fëmijët tanë. Faqebardhë”- ka thënë Sela. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori