"ZHVAJA"/ Si u futën 350 mijë euro në kuti këpucësh për prokuroren speciale
Biznesmeni Jordan Kamçev, protagonist i rastit “Reket” apo “ Zhvatja” që ka tronditur Maqedoninë e Veriut, foli në dëshminë e tij në gjykatë mbi përfshirjen e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva në përfitimin e parave me ndërmjetësimin e shoëman-it Bojan Jovanovski, të njohur si Boki 13.

Kamçev i cituar nga INA tha se edhe kompania e tij kishte rënë pre e skemës së zhvatjes. Biznesmeni drejtoi gishtin nga Boki 13, i cili siç tha, fillimisht i ka folur për reklama në 1TV, më pas i ka ofruar një projekt biznesi.

Kamçev është një prej prej njerëzve më të pasur në vend. Ndaj tij u nis një hetim vitin e kaluar nga Prokuroria Speciale, që deklaroi atëherë se Kamçev dyshohej për një sërë krimesh përfshirë ato të bashkëpunimit kriminal, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Siç rrëfen tani biznesmeni me ngritjen e çështjes ndaj tij është njohur nga avokati Vasil Dimishkov, i cili i ka kërkuar 100 mijë euro për masa më lehtësuese, por Kamçev ka refuzuar t’ia japë. Biznesmeni shtoi më tej se në disa raste ka komunikuar dhe është takuar me Boki 13 dhe biznesmenin tjetër Kiçeç, që ishin dy figurat e përfshira me Katica Janevën.

Kamçev ka thënë se në një rast ka biseduar vete me telefon me Katicën, ndërsa në takim ka qenë edhe djali i saj, Llazar Janev. “Një shumë prej 350 mijë euro është paguar nga Ana Kamçeva. Bojan Jovanovski, paratë i futi në një kuti këpucësh dhe “këtë dhuratë: ia dërgoi Katica Janevës”, është shprehur ai, duke theksuar më tej se Boki 13 i ka thënë se duhet të japë një shumë mbi një milionë euro, sepse Janeva nuk bindet me më pak se aq. Sipas tij, shuma e kërkuar për të rrëzuar krejtësisht akuzat dhe për të mos e ndjekur më penalisht, ishte 8 milionë euro.


Shtuar më 06/12/2019, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori