Zhogbar: Zero tolerancë për korrupsion të Listave të kandidatëve
Shefi i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, gjatë një konference për parandalimin e korrupsionitMaqedoni, vlerësoi se korrupsioni është i lidhur me varfërinë dhe jostabilitetin në çdo vend.

"Mundësia e parë për politikanët ku mund të demonstrojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit është në hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme", porositi Zhbogar.

Sipas tij, korrupsioni është e keqja më e madhe e kohës sonë dhe është e lidhur me shkallën e varfërisë dhe jostabilitetit në çdo vend, i cili nga ana e tij sjell pakënaqësi në mesin e qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori