Zhbllokohet kufiri Kosovë-Maqedoni
Maqedonia do të heqë masat e ndërmarra për shtetasit e Kosovës. Sipas burimeve të Portalit Albeu brenda qeverisë së Kosovës, edhe pala kosovare është e gatshme për zhbllokimin e kufirit.

Kështu, kufiri i Kosovës me Maqedoninë pritet që të zhbllokohet pas pak orëve ose më së voni nesër në mëngjes.

Ndërkohë, kabinet i zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Kuçi nuk do të udhëtojë sot për në Shkup.

Driton Lajçi, këshilltar i zëvendës kryeministrit të Kosovës, ka hedhur poshtë njoftimet se vizita e zotit Kuçi është anuluar, duke thënë se “vetëm ka ndryshuar forma e komunikimit”.

Sipas tij, zëvendëskryeministri i Kosovës është në bisedime me palën maqedonase, për të gjetur një zgjidhje nga situata e krijuar në kufirin Kosovë–Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori