Zhgënjimi i shpejt
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nga Skender Skenderi

A po thyhet besimi i shqiptareve, ndaj atyre qe i mashtruan disa here gjate historisë. Çdo ndodh me e kështu? Pse po na përsëritet historia, e pse nuk po nxjerrim mësime nga ajo? Janë këto pyetje qe me mundojnë këto dite, kur te gjithë jemi duke i përcjellë lëvizjet politike te aktoreve te zgjedhur me 11 dhjetor, si dhe deklarata e eksponentit të lartë të LSDM-së ndaj platformës së përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

Ne këto zgjedhje shqiptaret do përfaqësohen ne Kuvend me te zgjedhurit e vet përmes BDI-se, Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptaret, PDSH-se dhe përmes LSDM-se. Kjo e fundit si përfaqësim i konceptit qytetar, ku këta votues do ta ndjejnë veten te "barabarte" ne "shpëtimin" e shtetit maqedonas (për të disten herë).

Edhe atë me premtime konfuze, "do te behet" - "s'do te behet" pastaj "do ta bëjmë", e më vone "nuk është momenti" e shpresat sa vijnë e ndeshen me realitetin e ngrirë te ditëve tona. Po pse duhet te ngrihen kërkesat tona, gjithmonë i "lirojmë" rrugën "prioriteteve", një here për integrimet ne NATO e BE, tani për konceptin qytetare, e nesër per diçka te re, e ne mbetemi me shpresë, se një dite do te behet me mire. Fenomeni më tragjik, është se zonat ku u zhvilluan luftime ne vitin 2001, mori vota, apo edhe fitoj LSDM-ja, me konceptin e saj qytetare. Koncept ky i riambalazhuar, duke krijuar "jugosllaven" te ri.

Pra te gjithë pa dallim etnie, religjioni etj. jemi qytetar maqedonas te shtetit maqedonas. Shprehja "populli ka te drejte, edhe kur gabon" vlen vetëm për ata popuj te konsoliduar me shtete dhe institucione te fuqishme demokratike, pra, ne shqiptaret e Maqedonisë, nuk e kemi atë "luks" te gabojmë.

Ky gabim, do na kushtoj shume, e jo vetëm ato qe votuan LSDM-ne, por te gjithë ne, do e paguajmë ketë "lojë bixhozi" në të cilën të gjithë qe luajnë presin fitime, e ne fund fiton vetëm i zoti i lojës. Po kush na detyroj te lozim bixhoz, ata qe na zhgënjyen, dhe e hodhën besimin tone ne tavolinën e bixhozit, e si pasoj bene një pjese tonën bixhozgji te rrezikshëm, duke i nxjerr edhe shtëpitë tona, madje edhe familjet tona ne loje.

E kjo është skajshmëria e te mashtruarit, dhe tani humbëm edhe dinjitetin personal, njëherë të zhvatur nga politikanët tanë, sot të hedhur në lojë nga dora jonë. E ne prapë te "ngrirë" e te zhgënjyer, deri kur kështu?/Albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së