Zhgënjehen shqiptarët: Ligji i gjuhës shqipe nuk do të hapë vende të reja pune
Administratorët shqiptar që janë të punësuar në sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të angazhohen në trupat të cilat do të jenë të angazhuara për përcjelljen e punëspërdorimit dhe zbatimit të Ligjit për gjuhën shqipe.

Pasi të vihet në zbatim ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk do të ketë punësime të reja në administratë, respektivisht në trupat të cilat do të jenë të angazhuara për përcjelljen e punëspërdorimit dhe zbatimit të ligjit, por do të përdoren kapacitetet me të cilat disponon administrata, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

VMRO-DPMNE ka votuar kundër kërkesës për sjelljen e ligjit, por pohuan se deputetët e kësaj partie do të dorëzojnë disa amendamente për ndryshim dhe plotësim të ligjit në fjalë, kurse të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar se do ta bëjnë edhe deputetet ë Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – LSDM, por edhe ndonjë subjekt politik shqiptarë.


Shtuar më 16/11/2017, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori