Ndërmjetësoi për lirimin e Jan Prengës, ndërron jetë misionar i pajtimit të gjaqeve në Shkodër (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë Nikollë Shullani, kryetari i shoqatës së misionarëve të pajtimit të gjaqeve.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Sipas burimeve, Shullani vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Ai njohet në veriun e Shqipërisë si njeriu që ndërmjetësoi shumë konflikte të hershme mes palëve dhe në shumë raste arriti të shuante hakmarrjet mes personave apo fiseve të ndryshme./albeu.com/