Zhernovski: Referendum për projektin "Shkupi 2014"
Mesa duket do të ketë një referendum për çështjen e përmendoreve. Sipas kreut të ri të komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski përmes referendumit synohet të mësohet se a duhet të dislokohen përmendoret masive për të vendosur në pjesën qendrore të Shkupit.

“Për të ardhmen e këtyre përmendoreve do të vendosin qytetarët në referendum. Duhet të shikohen të gjitha opsionet për të organizuar referendumin. Unë jam për këtë për të pasur referendum. Ky është opsioni më serioz dhe nëse qytetarët pajtohen me këtë, unë me kënaqësi do ta bëj”, theksoi Zhernovski. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori