Zhernovski: Punimet për ndërtimin e kishës do vazhdojnë
Pas protestave të shumta të cilat kaluan edhe në momente dhune, kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhenovski ka thënë se nuk do të pezullohen punimet për ndërtimin e kishës.

Sipas Zhernovskit, protestuesit që kanë protestuar sot janë të manipuluar.

Protestat u zhvilluan përpara objektit të Komunës Qendër, dhe një grup protestuesish hynë forcërisht brenda, duke ndërprerë mbledhjen e seancës së Këshillit Komunal, ku diskutohej pikërisht për këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori