Shakhtar Donetsk “shkatërron” Baselin dhe kalon në gjysmëfinalen e Europa League (VIDEO)

Shakhtar Donetsk është në mesin e skuadrave që ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën e Evropës.

Skuadra nga Ukraina, ka arritur që në çerekfinale të mposht me lehtësi Baselin e Zvicrës, me rezultat 4:1.

Junior Moraes që në minutën e 2’ i dha epërsinë Shakhtarit.

Braziliani Taison në minutën e 22’, dyfishoi epërsinë në 2:0.

Në minutën e 75′, Alan Patrick nga penalltia çoi në 3:0 rezultatin, para se Dodo të shënonte për 4:0.

Golin e vetëm për Basel e shënoi Ricky van Wolfswinkel, në kohën shtesë të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, Shakhtar do të takohet me italianët e Interit.


Shtuar 11.08.2020 21:00