Igli Zarka largohet në mënyrë të menjëhershme nga “Big Brother”

Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore.

Kjo i ka habitur dhe shqetësuar bnorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti.

Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.

Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë./albeu.com/


Shtuar 8.11.2021 12:12