Zhduket djaloshi 23-vjeçar
Një djalosh 23-vjeçar nga Nagoriçani i Vjetër është shënuar nga policia si person i zhdukur, pas lajmërimit që kanë bërë familjarët se ai nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh.

Nëna e tij S.S ka thënë në polici se djali nuk ka ardhur në shtëpi që nga data 31 dhjetor, shkruan Shenja.

Arsyet e largimit të djalit nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori