Zhduken xhirimet e arratisjes së Gruevskit
Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Jovevski sot deklaroi se organet kompetente legjislative nuk i paraqitën në prokurori xhirimet nga Shqipëria lidhur me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Një prej arsyetimeve, sipas Jovevskit ka qenë se sistemi për video xhirim nuk mund t’i ruante të gjitha video-xhirimet.

“Lidhur me video-xhirimet, respektivisht ndihmën juridike ndërkombëtare e cila ishte kërkuar nga organet kompetente juridike të Republikës së Shqipërisë, siç raportoi Prokuroria, dy personat zyrtarë të cilët qëndronin aty, por nuk është proceduruar në tërësi ndihma juridike ndërkombëtare, kështu që video xhirimet nuk janë siguruar”, deklaroi sot Jovevski.

Arsyet për këtë, tha do të shihen në vijimin e mëtejshëm të procedurës, por e rëndësishme është që në këtë moment xhirimet që i ka kërkuar prokurori publik nuk janë të aksesueshme.

“Kemi më tepër momente në arsyetimin e tyre. Njëri është se këto të dhëna kanë qenë të tepërta për kamerat e sigurisë dhe se ky sistem nuk mundet t’i ruajë më gjatë “, tha Jovevski.

I pyetur nëse këto video xhirime ishin fshirë, Jovevski vetëm shkurt tha se këto pajisje punojnë me autmatizëm./koha.mk/

Shtuar më 29/01/2019, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori