Zhbogar: PSP-së t'i jepet kohë dhe hapësirë
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, ka thënë se Prokuroria Publike Speciale, ka nevojë që t'i jepet kohë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore për skandalet nga materialet e përgjuara.

Zhogbar tha se qëndrimi i BE-së është se PSP-ja duhet të përfundojë punën për të cilën është themeluar me arritjen e marrëveshjen e Përzhinos.

"Prokuroria Speciale u formua me një qëllim dhe ai është të caktohet përgjegjësia ligjore e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara.

Mendoj se PPS-së duhet t'i jepet kohë dhe hapësirë për të finalizuar punën e vet", ka thënë Zhbogar.

Kujtojmë se VMRO-ja ka qenë kundër vazhdimit të mandatit të PSP-së. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori