Zhbogar: Nuk do jetë e vështirë të mblidhen 61 nënshkrime
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, është shprehur optimist se do të mblidhen 61 nënshkrimet e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

"Ne si BE kemi monitoruar procesin. Të gjitha partitë politike duhet të jetë thellësisht të përkushtuara për agjendën e BE-së.

Ne mendojmë se nuk do të jetë e vështirë që të mblidhin 61 apo edhe më shumë se 61 nënshkrime.

Më e rëndësishme është që qeveria e re të jetë e angazhuar për reforma. Kështu që është e nevojshme një koalicion për reforma dhe për këtë shkak, ne mendojmë se nuk do të jetë e vështirë të mblidhen nënshkrimet e nevojshme për një koalicion që do të jetë i përqendruar për reformat për në BE", ka thënë Zbogar. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori