Zhbogar: Këtë vit raporti për Maqedoninë ishte më i mirë se vitet e kaluar
“Maqedonia mori rekomandim të pastër për fillimin e negociatave nga ana e Komisioni Evropian dhe një raport shumë të mirë në krahasim me të kaluarit”, ka thënë ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Ai tha se uron qytetarët dhe shtetin për këtë hap të rëndësishëm, duke shtuar se me hapa të përbashkët Parlamenti është përmirësuar dhe qeveria është angazhuar në gjitha fushat që janë përmendur në raportin e ri.

“Pres që reformat të vazhdojnë dhe siç është theksuar në rekomandim që vendet anëtare të jenë të bindura për fillimin e bisedimeve”, tha në konferencë për shtyp Zhbogar.

Në pyetjen se si Komisioni Evropian do t’i rekomandojë Maqedonisë zgjidhjen e çështjes së emrit, ai tha se kontesti me Greqinë në raport është definuar si diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht.

Zhbogar shtoi se muajt e ardhshëm duhet të ndiqen me kujdes dhe të shihet se si do të zhvillohet procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori