Zhbogar: Emri, problem real për integrimin
Pëlqej
Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar deklaroi se kontesti i emrit të Maqedonisë mbetet problem real që duhet të zgjidhet.

Maqedonia i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në, por realiteti është se që të ndodh kjo është e domosdoshme të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin me Greqinë përmes arritjes së zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët”, deklaroi për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, shefi diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar.

Ai nënvizoi se Sllovenia në mënyrë aktive e mbështet caktimin e datës sa më shpejtë për fillimin e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO, por, thekson, se duhet ta kuptojë gjendjen reale se është e nevojshme që të gjindet sa më shpejtë zgjidhje e pranueshme në lidhje me emrin me Greqinë.

"Janë të nevojshme lidhje intensive dhe negociata midis shteteve, udhëheqësit e së cilave duhet të përgatiten për kompromis", thotë Zhbogar i pyetur nëse Maqedonia mund të mbështetet në zhbllokimin e këtyre dy proceseve në rast se problemi me emrin nuk zgjidhet.

Ai beson se qeveritë në Shkup dhe Athinë, së bashku me ndërmjetësuesin e KB-së Methju Nimic, mund të gjejnë zgjidhje, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, dhe se ka ardhur koha për këtë.
Shtuar më 07/11/2010, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori