Zhbllokohen përfundimet e BE-së me kompromis që i kënaq kërkesat bullgare (VIDEO)
Bullgaria ka pranuar të debllokojë procesin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në projekt propozimin e fundit të konkluzave, tek të cilat REL ka pasur qasje, është përfshirë një definicion kompromisi, me të cilin siç thuhet, Bullgaria është e kënaqur, transmeton gazeta Lajm.


Me këtë është debllokuar procesi i miratimit të konkluzave.


“Deklaratat dhe hapat që ndikojnë negativisht në raportet ndërfqinjësore dhe zgjidhje paqësor të kontesteve, duhet të evitohen. Këshilli i BE-së rikujton marrëveshjen e Prespës mes Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre të mëtutjeshëm. Këto dy hapa kryesorë, duhet në mënyrë efikase t’i japin fund të gjitha deklarimeve të bazuara në interpretimin e gabuar të historisë”, thuhet mes tjerash në konkluzat e dakorduara.

Pas kësaj, në takimin e sotëm (16 dhjetor) të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, pritet pëlqim që procedura e shkruar e miratimti të fillojë sot, në mënyrë që konkluzat për Ballkanin Perëndimor të miratohen formalisht të enjten.

Në këto konkulza, Këshilli i BE-së sërishy do të konfirmojë përkushtimin e vet për zgjerim të familjes evropiane, për të cilën vlerësohet se mbetet politikë kyçe e bllokut evropian, mirëpo nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të kërkohet të angazhohen në mënyrë plotësuese në reformat kyçe, veçanërisht tek ato që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.

Me këtë dokument pritet që mes tjerash të theksohet rëndësia e ofrimit të drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës. Kërkohet që në mënyrë “efikase dhe pa diskriminim” të zhvillohen lëndët e kriminelëve vendor të luftës, përmes bashkëpunimit të rëndësishëm rajonal dhe përmes bashkëpunimit të plotë dhe mbështetjes së punës së Mekanizmit rezidual ndërkombëtar për gjykatat penale dhe trupat speciale.

Këshilli nënvizon se në BE nuk ka vend për retorikë ndezëse ose për glorifikim të kriminelëve të luftës, nga asnjëra palë”, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbo-kroate.
Shtuar më 16/12/2020, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori