Zgjohu: Tregoni fakte për rastin "Monstra"
Lëvizja qytetare "Zgjohu" ka reaguar ndaj dënimit të 6 shqiptarëve me dënim të përjetshëm në rastin "Monstra".

Përfaqësues të kësaj lëvizje kanë kërkuar që të paraqiten fakte dhe prova që implikojnë të dyshuarit në vrasje.

Sipas "Zgjohu", gjykimi ka qenë skandaloz dhe duhet me patjetër një vëzhgim ndërkombëatr për rastin.

"Verdikti maksimal për një krim në të cilin nuk është gjetur as arma me të cilën është kryer akti dhe ku nuk dihet motivi i vrasjes makabre të të rinjve sjell dyshime maksimale rreth kredibilitetit të gjykatës, prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend. Lëvizja Zgjohu kërkon drejtësi për dorasit e vërtetë. Zgjohu kërkon të prezentohen dëshmitë mbi të cilat u dënuan 6 persona me burg të përjetshëm. Zgjohu kërkon ekspertizë ndërkombëtare për këtë gjykim skandaloz. Zgjohu fton edhe monitoruesit e OSBE që të prononcohen rreth këtij vendimi të gjykatës”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat.

Në fund, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë organizatat vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shqiptare dhe maqedonase dhe të tjera, që të ngrejnë zërin fort në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të të akuzuarve në këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori