ZGJOHU!: Të ndëshkohen policët që ushtruan dhunë
Lëvizja ZGJOHU! reagon pas ngjarjeve të djeshme në Shkup ku dënon dhunën e organeve shtetëtore duke e cilësuar atë si një problem serioz në demokraci dhe për mosbesim të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.

ZGJOHU! i bën apel Ministrisë së Punëve të Brendshme të nisë një hetim transparent në mënyrë që kushdo ka përdorur forcën pa të drejtë ndaj protestuesve të ndëshkohet.

"Lëvizja ZGJOHU! shpreh indinjatë të thellë për zhvillimet e djeshme në Shkup gjatë protestave qytetare si pasojë e vendimit jo të drejtë të gjykatës themelore Shkupi 1 për ti dënuar 6 të akuzuarit në rastin Monstra me burg të përjetshëm.

Skenat e djeshme në rrugët e Shkupit flasin për problem serioze në sistemin demokratik dhe për mosbesim të madh të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë. Në çdo vend demokratik, klasa politike duhet që të reflektojë thellë rreth këtyre pakënaqësive qytetare.

ZGJOHU! fton Ministrinë e Punëve të Brendshme që menjëherë të nis procedurë transparente, me përfshirje të ekseprtëve të pavarur, për të konstatuar përdorimin joproporcional të forcës policore ndaj protestuesve dhe të dënoj përgjegjësit.

Perveç se nga vendimi i paargumentuar i gjykatës, ngjarjet e djeshme u nxitën edhe nga fjala përfundimtare e prokurores Geshkovska për të cilën ZGJOHU! ka inicuar procedurë para këshillit të prokurorëve, e cila akoma nuk është shqyrtuar.

ZGJOHU! përkrah protestat dhe fton protestuesit shqiptar që të bëjnë përpjekje të mëdha që protestat mos të defokusohen, mos të marrin kahje të padëshiruar.

ZGJOHU! gjithashtu fton familjarët që të inicojnë formimin e një këshilli organizativ për organizimin e protestave që do të mbahen për të shprehur revoltën ndaj vendimit të padrejtë ku do të shpalosin kërkesa konkrete në ndihmë të të dënuarve dhe familjarëve, por edhe drejtësisë në përgjithësi", thuhet në reagimin zyrtar të ZGJOHU!. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2014, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori