Zgjohu: Stop diskriminimit të fëmijëve shqiptarë në Lisiçe
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! mbështet përpjekjet e prindërve të Lisiçes së Epërme të cilët po protestojnë kundër diskriminit të pashembullt të fëmijëve të tyre në arsimin fillor në gjuhën shqipe. Peripecitë e këtyre prindërve paraqesin peripeci të të gjithë prindërve shqiptarë në të gjitha nivelet e edukimit në sistemin publik të arsimit siç janë prindërit e Podgorcës, prindërit e Çairit, prindërit e Nerezit e vende të tjera në Maqedoni.

"Lëvizja ZGJOHU! konsideron se duhet ndërprerë të gjitha llojet e diskriminimit në procesin edukativo-arsimor njëherë e përgjithmonë, fëmijët të trajtohen vetëm si nxënës e assesi ndryshe dhe të ju sigurohen të gjitha kushtet e parapara sipas Kushtetutës dhe dispozitave ligjore. Është tërësisht e palejueshme dhe e patolerueshme gjendja e nxënësve shqiptar në shkollën e Lisiçës së Epërme në të cilën gjenerata të ndryshme nxënësish mësojnë në klasë të njëjtë njëkohësisht. Kjo është kundër të gjitha normave dhe standardeve të arsimimit fillor”, thuhet në regimin e ZGJOHU-t.

"ZGJOHU! e vlerëson si të padrejtë dhe të padenjë gjendjen e krijuar në vend në të cilën shqiptarët për të gëzuar të drejtat e veta të garantuara me Kushtetutë dhe Ligje, duhet të bëjnë betejë politiko-mediatike, qytetare, juridike e gjyqësore.

"Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë faktorët dhe institucionet relevant që të kryejnë obligimet e veta ligjore dhe të zgjidhin problemet e prindërve dhe nxënësve shqiptar në mënyrë dinjitoze, të drejtë dhe pa diskriminim. Kërkojmë departizim të plotë të procesit arsimor në të gjitha nivelet si dhe krijim të kushteve për arsimim sipas standardeve evropiane dhe botërore. Çfarë ndodh nëse e njëjta ju ndodh minoritetit maqedonas në komunat shqiptare në Maqedoni? Kur dhe si do të përfundojë kjo?", thuhet mes të tjerash në reagimin Lëvizja Qytetare ZGJOHU!. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori