Zgjohu: Shkupi, qyteti i përmendorëve të turpit
Pëlqej
Lëvizja Qytetare "Zgjohu" ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së pesë përmendorëve të reja në Shkup.

"Po vendosen përmendore të reja gjersa rrugët e Shkupit po vërshohen çdo ditë nga shiu më i vogël, gjersa kanalizimi mungon në gati se të gjitha lagjet e kryeqytetit, ndërsa rrugët, ndriçimi, parqet, spitalet, shkollat janë në mjerim. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore ju duhen që të ndjeheni ashtu si ju mendoni që duhet të ndjeheni? Shkupi po shndërrohet në qytet ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë qytet dhe kontribuojnë nëpërmjet të taksave në mbarëvajtjen e qytetit", thuhet në komunikatën për mediat të "ZGJOHU". /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori