Sachi: Askush si Gulit dhe Van Basten, nuk do ta merrja kurrë Ronaldon në ekip

Arrigo Saki ka shkruar historinë në futbollin italian dhe botëror, në vitet kur udhëhoqi Milanin e holandezëve drejt sukseseve në arenën kombëtare e ndërkombëtare, duke ndërtuar një skuadër e cila për shumë vite ishte shembulli i futbollit të biukur.

Ishte një skuadër që garantonte lojë dhe gola, e udhëhequr nga dyshja Gulit-Van Basten, dy lojtarë të cilët Saki deklaron se nuk do t’i ndërronte me askënd tjetër.

“Van Basten e Gulit kanë qenë dy sulmeus të jashtëzakonshëm, nuk do t’i kisha ndërruar me askënd tjetër. Grupi? Kishim thuajse gjithmonë nëntë italianë, në vitin e parë kishim dhjetë. Ishte një grup shumë i bashkuar, persona që jepnin gjithçka nga ajo që mund të jepnin.

Ronaldo kishte një talent superior ndaj të gjithëve, por nuk do ta kisha marrë kurrë. Shihja mbi të gjitha aspektin njerëzor dhe njerëz që kishin të përbashkëta. Di Stefano nuk ka parë kurrë një ndeshje deri në fund dhe thoshte: E shëmtuar dhe e mërzitshme, po largohem. Kjo ndodhte sepse nuk kishte harmoni. Ndërsa Gulit mua më ndihmoi shumë që t’i jepja një mentalitet fitues skuadrës”, tregoi Saki një pjesë të eksperiencës së tij të paharrueshme në radhët e kuqezinjve.


Shtuar 24.05.2020 20:12