Joriginho te Juventus? Agjenti i lojtarit jep dritën jeshile

Agjenti i Jorginhos ka refuzuar sërish ka refuzuar sërish të mohoj që klienti i tij mund të kalojë nga Chelsea te Juventusi në këtë afat kalimtar vero.

Maurizio Sarri e dëshiron sërish ribashkimin me mesfushorin italian, pasi ishte ai që e transferoi nga Napoli te The Blues në verën e vitit 2018.

Me Miralem Pjanicin që lidhet me një kalim te Bracelona, Jorginho do të ishte një zëvendësues ideal për të te Zonja e Vjetër.

“Nuk e di nëse Juventusi e dëshiron Jorginhon apo jo, derisa ai ka edhe tri vite kontratë me Chelsean. Do të shohim”, ka thënë agjenti Joao Santos për Tuttomercatoweb.

“Ai është një profesionist, andaj nëse është një klub i rëndësishme italian, pse jo?”, ka shtuar ai më tej.

Chelsea ka paguar 57 milionë euro plus bonsuet për transferimin e Jorginhos nga Napoli, ndërsa tani mund të shesin atë për një shumë rreth 70 milionë euro.


Shtuar 24.05.2020 14:33