"Zgjohu", protesta më 28 nëntor pro NATO dhe BE
Pëlqej
Flamuri shqiptar
Më 28 nëntor, ditën e flamurit shqiptar lëvizja qytetareZgjohu” fton gjithë qytetarët në një protestë para qeverisë për të demonstruar vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni për integrim në NATO dhe BE. Sipas “Zgjohu” kjo vjen si rezultat i paralajmërimeve për një raport të KE-së pa datë për fillimin e negociatave si dhe Samit të NATO-s pa ftesë për anëtarësim.

“Lëvizja ‘Zgjohu’ konsideron që mungon vullneti politik i qeverisë së Maqedonisë në veçanti të VMRO-DPMNE-së për integrim të shtetit në NATO dhe BE. Shqiptarët janë lodhur nga kjo shtyrje dhe shqiptarët kërkojnë që t’ju bashkëngjiten shqiptarëve dhe Tiranës në Bruksel, sot flamuri jonë valon në Bruksel kurse ne mbesim të izoluar në këtë shtet ku jemi për shkak të mungesës së vullnetit politik të VMRO-DPMNE-s, andaj lëvizja qytetare Zgjohu fton të gjithë qytetarët që më 28 nëntor në ditën kur ky flamur i cili sot valon në Bruksel dhe ne e festojmë të demonstrojmë vullnetin e madh të shqiptarëve që të ecim në Bruksel dhe t’i bashkë-ngjitemi Shqipërisë si dhe 26 shteteve tjera që sot janë anëtare të aleancës më të fuqishme botërore të NATO-së”, deklaroi Artan Grubi, lëvizja ‘Zgjohu’.

Prej sot lëvizja qytetareZgjohu” me logo të re dhe strategji veprimi. Përveç aktiviteteve të rregullta si dita e plisit, përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, ata do të monitorojnë edhe procesin e regjistrimit të popullatës në prill të vitit të ardhshëm në përpjekje për të parandaluar keqpërdorimet eventuale. Po ashtu “Zgjohu” do të realizojë projektin “Së bashku” të financuar nga UNDP i cili ka për qëllim adresimin e problemeve mes nxënësve shqiptar dhe maqedonas në shkollat e mesme.

Ndërsa nga java e ardhshme lëvizja qytetareZgjohu” do të veprojë edhe në Prishtinë ndërsa pritet që së shpejti të zgjerohet edhe në Tiranë. Në Prishtinë “Zgjohu” do të organizojë debate me tema që shqetësojnë shqiptarët në Prishtinë, Tiranë e Shkup, ndërsa do të bëj edhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe do të realizojë anketë për besueshmërinë e partive politike dhe politikanëve kosovar. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori