"Zgjohu", padi edhe për tre ndërmarrje të tjera
Lëvizja Qytetare “Zgjohu” ka depozituar në Prokurori paditë edhe për tre ndërmarrjet publike në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Nga “Zgjohu” bëjnë të ditur se janë kallëzuar ndërmarrjet "Parqet dhe Gjelbërime", "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" dhe "Parkingu i Qytetit, për veprën mosrespektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, në veçanti Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Zgjohu” ka kallëzuar penalisht edhe drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve, si përgjegjës për zbatimin e ligjit.

Më herët, ngriti kallëzim penal ndaj NPT "Shkup" dhe drejtorit të saj, për të njëjta arsye.

“ZGJOHU! do të vazhdojë betejën bashkë me mediat shqiptare në mbrojtje të Kushtetutës dhe Ligjit për Gjuhën”, thuhet në njoftimin e “Zgjohu”. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori