Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Zgjohu: Kush po e kontrabandon Car Dushanin?!
Pëlqej
Car Dushani po kontrabandohet për herë të dytë në Shkup.

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush e vendosi përmendoren e kontestuar të Car Dushanit, por nuk dihet as edhe kush e merementoi atë dhe e riktheu në gjendjën e mëparshme.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëvizjes "Zgjohu".

Në të thuhet se merementimi i statujës së Car Dushanit i shton akoma më tej tensionet etnike në Maqedoni.

"Dihet se figura e carit është shumë problematike, sidomos ndër shqiptarët dhe kjo bën që të rriten tensionet në vend", thonë nga "Zgjohu".

OJQ "Zgjohu" shton më tej se vazhdimi i vendosjes së përmendoreve kontestuese, pa vullnetin e qytetarëve, është në kundërshtim edhe me paralajmërimet e shumta të përfaqësuesve ndërkombëtar nga SHBA dhe BE për brishtësinë e marrëdhënieve ndëretnike në vend./albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori