"ZGJOHU", e shqetësuar për izolimin e Maqedonisë
Pëlqej
Lëvizja Qytetare "ZGJOHU" shprehet e shqetësuar nga mungesa e përkushtimit Euroatlantik të qeverisë së Maqedonisë dhe nga tendenca për izolimin e vendit.
“28 vendet anëtare të Aleancës Atlantike të Veriut, konfirmuan në Samitin e Lisbonës politikën e dyerve të hapura për vendet aspirante, duke përfshirë edhe Maqedoninë, por për fat të keq, autoritetet e vendit nuk po shqetësohen që çdo samit i kaluar i NATO po konfirmon izolimin e Maqedonisë.

Konsensusi është vlerë e përqafuar nga vendet anëtare të NATO dhe Qeveria duhet të veprojë në përputhje të rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar duke i zgjidhur çështjet bilaterale ditë më pare”, shprehet lëvizja “Zgjohu” në një komunikatë për shtyp.

Lëvizja Qytetare “Zgjohu” theksoi se mospjesëmarrja e Kryeministrit Gruevski në samitin e Lisbonës forcon bindjen tonë që proçeset integruese të Maqedonisë nuk janë prioriitet i qeverisë që ai drejton.

“Sot, flamuri kombëtar shqiptar valon krenar në Bruksel gjersa ne, shqiptarët e Maqedonisë, mbetemi të izoluar dhe në pritje të marrjes së vendimeve të rëndësishme nga Gruevski. Andaj, më 28 nëntor, Lëvizja “ZGJOHU” do të festojë Ditën e Flamurit duke demonstruar vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë për t’u integruar në NATO dhe BE”, përfundon komunikata e lëvizjes.
Shtuar më 21/11/2010, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori