Lajme të mira për Manchester United, mesfushori pranë rikthimit

Scott McTominay po kërkon të kthehet në aksion me Manchester United “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe pranon se “mezi po pret” të luajë së bashku me nënshkrimin e janarit Bruno Fernandes.

Skocezi ka humbur 11 ndeshje me Djajtë e Kuq për shkak të dëmtimit.

Ndeshja e tij e fundit me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer ishte në ‘Boxing Day’, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga faqja zyrtare e United për të ofruar një azhurnim për rimëkëmbjen e tij, McTominay tha: “Po po shkon mirë”.

“Natyrisht, nuk është asnjëherë e shkëlqyer të shikosh ndeshje futbolli ku duhej të kishe luajtur, dëshiron të përfshihesh dhe dëshiron të ndihmosh gjithashtu ekipin”.

“Tashmë unë do të kem një partneritet të ri me Bruno Fernandes dhe mezi pres të fillojë gjithçka”.


Shtuar 10.02.2020 11:25