Firmosi me ekipin e sapo ngjitur në Serinë A, sulmuesi nuk kalon dot vizitat mjekësore

Loik Remi raportohet se ka dështuar në vizitat e dyta mjekësore me Beneventon, pasi një problem fizik nuk e lejon atë të luajë në Serinë A. “Ottopagine.it” pretendon se blerja e madhe e Beneventos duket se do të dështojë, pasi Remi nuk i kaloi me sukses testet e dyta mjekësore.

Dëmtimi që u zbulua gjatë vizitave mjekësorë nuk e lejon 33 vjeçarin të luajë në Serinë A. Drejtori sportiv i Beneventos Paskuale Fogjia do takohet me lojtarin nesër për të sqaruar situatën. U duk si një marrëveshje e mbyllur, por nuk rezultoi e tillë për skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A.

Sulmuezi francez i cili ka pasur edhe më përpara probleme me vizitat mjekësorë tek Marseja apo Nisa, nuk do lejohet të luajë në kampionatin Italian pa i kaluar me sukses vizitat mjekësore. Remi kishte rënë dakord me Beneventon për një kontratë tre vjeçare, por mesa duket aventura e francezit me skuadrën e re ka mbaruar ende pa filluar mirë.

Benevento siguroi ngjitjen në Serinë A, dhe kërkon të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë për të rivalizuar skuadrat e mëdha.


Shtuar 20.07.2020 11:53