Zgjidhni emrin dhe jeni anëtarë të NATO-s
Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Paul Wolhers përsëriti qëndrimin e tij se sa më shpejt të zgjidhet problemi i emrit me Greqinë, aq më shpejt do të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Këto komente diplomati amerikan i bëri me rastin e fillimit të një stërvitje rajonale me pjesëmarrjen e 15 vendeve anëtare të NATO-s në poligonin ushtarak Krivollak në Shkup.

"Asnjë njeri dhe asnjë vend në botë, askush sikur unë personalisht nuk do të jetë i lumtur kur Maqedonia do ti bashkëngjitet bashkësisë evroatlantike, sidomos në NATO dhe BE. Jam i sigurt se kjo do të ndodhë. Pyetja këtu është se kur do të ndodhë kjo, dhe jo se a do të ndodhë", deklaroi ambasadori Wolhers.

Ambasadori amerikan ka përsëritur deklaratën e sekretares amerikane Hillary Clinton gjatë Samitit të Çikagos, e cila kishte deklaruar se Maqedonia ka arritur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe se pritet zgjidhja sa më e shpejtë e problemit të emrit me Greqinë dhe do të jetë më pas anëtare e Aleancës Veri-Atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori