Zgjidhja e marrëveshjes do të përfundojë në mars
Deri në mars të vitit të ardhshëm, nëse përfundohet procesi i rishikimt të kushtetutës, marrëveshja e Prespës do të vijë në Parlamentin grek dhe nuk kam asnjë dyshim se do të ratifikohet, thotë ministrit alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, në një intervistë për gazetën greke “Real Njuz”.

Ai e komentoi edhe votimin në Kuvendin e Maqedonisë dhe vendimin e miratuar me shumicë prej dy të tretave për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ky është një zhvillim shumë pozitiv që tregon se Marrëveshja e Prespës e mbanë momentin e saj. Për të dy popujt tanë, kjo do të thotë përfundim i një kontestit të hidhur, i cili ka mundur të përfundojë pozitivisht që në vitet e 90-ta. Por gjithashtu është hap i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gjithmonë ka qenë fuçi baruti në Evropë. Deri në mars të vitit 2019, nëse përfundon procesi i rishkimit në Shkup, marrëveshja do të vijë për ratifikim në Parlament. Nuk kam asnjë dyshim për atë si do të votohet”, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Jorogo Katrugalos e përmend edhe fillimin e linjës ajrore të kompanisë greke “Aegean Airlines” për lidhje të drejtpërdrejtë të Athinës dhe Shkupit, si mundësi për thellimin e kontakteve midis të dy popujve dhe rritjen e bashkëpunimin në më shumë fusha.

Siç ka njoftuar MIA para një muaji, kompania ajrore greke “Aegean Airlines” më 1 nëntor zyrtarisht fillon me fluturime të drejtpërdrejta Athinë-Shkup, dy herë në javë, pas një pushimi prej mbi 10 vjetësh.


Shtuar më 28/10/2018, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori