Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë, më vonë
Kriza greke dhe formimi i një Qeverie të përkohshme deri në organizimin e zgjedhjeve në Greqi do të shtyjë zgjidhjen e kontestitemrit të Maqedonisë.

Kjo bëhet e ditur nga burime pranë Qeverisë së Maqedonisë, të cilët theksojnë se në këtë situatë do të ketë situatë të “status – quo”-s, në disfavor të vendit.

“Situata e re në Greqi do ta shtyjë procesin e negociatave apo përpjekjeve për të arritur zgjidhje të shpejt për kontestin e emrit. Kjo nuk është aspak në agjendën e tyre, andaj vonesat do të ndikojnë rëndë në dëm të vendit tonë. Do të ndjekim zhvillimet e reja, por megjithatë siç thash në këtë rast, Maqedonia është humbëse, sepse po humb Samitin e NATO-s në Çikago”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, një zyrtar i lartë i Qeverisë në Shkup.

Qeveria e përkohshme nuk pritet të ketë mandatin e saj për të udhëhequr negociatat për kontestin e emrit me Shkupin, ndërsa detyra e saj parësore është arritja e marrëveshjes për ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe organizimi i zgjedhjeve, që do të sillnin në pushtet një koalicion dhe Qeveri më stabile, se ajo e Papandreut që u ballafaqua me kritika dhe rreziqet për tu shpërbërë.

Mediat periferike greke në rajonin grek Maqedonia raportojnë për shtyrjen e procesit të negociatave për emrin, duke theksuar se kriza e rëndë ekonomike ka stopuar totalisht problematikën e kontestitemrit. Nga mesi i vitit të ardhshëm mund të rikthehet në agjendë kontesti i emrit, pasi të formohet Qeveria e re greke, që do të dal nga zgjedhjet.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ditë më parë në shpalosjen e të arriturave për 100 ditëshin e Qeverisë së tij dhe për prioritetet e së ardhmes në asnjë rast nuk ka përmendur çështjen e zgjidhjes së emrit dhe negociatat e mundshme në kuadër të një procesi që po zhvillohet nën patronazhin e OKB-së. Burime qeveritare në Shkup, bëjnë të ditur se kriza e thellë greke pamundëson një proces normal për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për zgjidhjen e kontestitemrit.
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori